Bilancet e mbrojtjes ukrainase: Rusia po përparon, por rezistenca është e fortë

Ushtria ruse po vijon ofensivën e saj në Ukrainë, teksa e ka shtrirë kontrollin në më shumë zona.

Sipas përditësimit më të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, thuhet se trupat ruse po përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase në lindje dhe të avancojnë nga Kharkiv e Mariupol.

Në njoftim thuhet se ushtarët rusë po përparojnë gjithashtu nga rajoni i kontrolluar nga Rusia i Krimesë në jug, drejt Odesës – porti më i madh i vendit.

Por po sipas raporteve të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, nëse Rusia do të përparojë, do të përballet me rezistencë të fortë e për pasojë edhe me humbje të mëdha.


Shtuar 13.03.2022 09:02