56 piktorë për një portret të Nënë Terezës

56 piktorë për një portret gjigant të Nënë Terezës. Projekti që nisi tre muaj më parë, përfundoi sot, nga piktori tetovar Miftar Memeti.

Profesorët dhe disa studentë të angazhuar në këtë projekt, janë që të gjithë të diplomuar apo punësuar në Universitetin e Tetovës.

Ekspozimi i portretit do bëhet në Tetovë dhe Shkup, ndërsa ambiciet e profesor Memetit janë që këto punime të ekspozohen edhe jashtë kufirit.

Projektin e profesor Miftarit me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, e ka përkrahur financiarisht Ministria e Arsimit e Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 18:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori