500 kërkesa për dëmshpërblim nga tërmetet në Maqedoni
Pëlqej
Muajt e fundit Maqedonia është gotitur nga 1000 tërmete të cilat kanë ngjallur panik dhe kanë shqetësuar qytetarët e Maqedonisë.

Tërmetet kanë rënë në rrethinat e Ohrit.

Në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Maqedoni ka pasur 500 kërkesa për dëmshpërblim.

Nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare apo paralajmërim për të dhënë dëmshpërblimin ndaj qytetarëve që kanë pasur dëmtime materiale nëpër shtëpitë e tyre apo objektet afariste.

Ohri ka qenë epiqendra e tërmeteve ku tërmeti më i fuqishëm ka arritur deri në 5.5 shkallë të Rihterit.

Ndërsa, tërmeti më i dobët ka qenë 1.2 shkallë të Rihterit. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori