Einxhel përçan miqësinë e Dj Dagz me Dj PM? (FOTO LAJM)

Dj Dagz dhe Dj Pm, ishin dy banorë që hynë në “Big Brother VIP” si dy persona, por luajtën si një i vetëm, deri në momentin që Dj Dagz u rikthye sërish në shtëpi pas eliminimit të të dyve.

Të dy djemtë krijuan lidhje brenda shtëpisë, të cilat për fat të mirë po ecin aq mirë edhe jashtë BBV. Por Dj PM dhe Dj Dagz jashtë shtëpisë duket sikur bashkohen vetëm kur duhet të performojnë bashkë.

Sa për hipotezën se Einxhel ka qenë një pegesë për miqsinë e tyre, nisemi nga vetë postimet e saj në Instagram.

Ndërkohë që Donaldi publikon një video me PM dhe Ylli Limain, ku këndojnë këngën “Besom” që e kanë së bashku me Dj Dagz, Einxhel dëgjon dhe këndon të njëjtën këngë me Dj Dagz, por i bën tag vetëm Ylli Limanit dhe jo Dj Pm.

Nga ana tjetër, Sara duket se ka një marrëdhënie më të afërt me Dj Dagz, ku nuk mungon asnjëherë shprehja e dashurisë nga ana e saj. Por nuk ndodh e njëjta gjë mes Einxhel dhe Sarës./albeu.com/

 


Shtuar 13.03.2022 10:42