Mund të kalojë në vrimën e gjilpërës, Louis Vuitton shet çantën mikroskopike 63 mijë dollarë

Çmenduri! Një çantë dorë, që jo vetëm nuk mund ta përdorni, por mezi mund ta shihni me sy të lirë, është shitur për 63 mijë dollarë.

Çanta Louis Vuitton, e prodhuar nga MSCHF u shit në një ankand Joopiter këtë javë për 63,750 dollarë. Ky prodhim vjen me një mikroskop, që ka një ekran dixhital në mënyrë që blerësi të mund të shijojë dizajnin e çantës.

“Më e vogël se një kokërr kripë deti dhe mjaft e ngushtë për të kaluar nëpër vrimën e një gjilpëre, kjo është një çantë aq e vogël sa do t’ju duhet një mikroskop për ta parë atë”, tha MSCHF në një postim në lidhje me çantën.

“Ka çanta dore të mëdha, çanta normale dhe çanta të vogla, por kjo është fjala e fundit në miniaturizimin e çantave.”

/albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MSCHF (@mschf)