5 muaj nga aksidenti i Llaskarcës, ende s'ka filluar gjykimi për të akuzuarit
Po bëhen 5 muaj që kur ndodhi aksidenti tragjik i autobusit "Durmo Turs" në fshatin Llaskarcë më 13 shkurt të 2019-s, ndërkaq sot Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se është ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave të dyshuar që kanë kryer vepra penale kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion.

Janë të përfshirë dy udhëheqës të kompanisë, tre punonjës së stacionit të kontrollit teknik dhe vozitësi.

Duke e vlerësuar se mund të ekzistojë rrezik nga arratia, PTHP-ja njoftoi se deri te Gjykata Penale në Shkup ka dorëzuar edhe propozim të veçantë që gjatë të akuzuarve, të cilët për momentin gjenden në arrest shtëpiak, t’iu parashtrohet masë e paraburgimit.

Dy udhëheqësit e kompanisë akuzohen se kanë kryer veprën penale – vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion nga neni 300, paragrafi 2 në lidhje me nenin 297, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Tre presona të tjerë, të punësuar në stacionin për kontroll teknik akuzohen për veprën penale – vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion nga neni 300, paragrafi 2 në lidhje me nenin 299, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

"Atyre u qe besuar kontrolli ndaj gjendjen dhe rregullshmërisë së autobusit, por bashkërisht, me realizim të paduhur të obligimit gjatë realizimit të kontrollit të detyruar, kanë shkaktuar rrezik ndaj jetës de trupit të udhëtarëve. Më 2 korrik të 2018-s, gjatë kontrollit teknik të rregullt gjashtëmujor, kanë evidentuar parregullsi në sistemin ABS dhe se ekziston efikasitet i pamjaftueshëm në frenim prej 32% si dhe dallim prej 56% ndërmjet fuqive për frenim, ndërmjet timonit të majtë dhe të djathtë në frenin e dytë të boshtit të dytë.

Sërish, në raportin e kontrollit teknik nuk i kanë evidentuar këto parregullsi dhe me nënshkrim të vetin dhe vulë e kanë vërtetuar raportin e kontrollit teknik, duke e shpallur veturën si të rregullt teknikisht. Gjatë kontrollit të dytë teknik, më 18 dhjetor 2018, ata aspak nuk kanë kryer kontroll në sistemin për frenim, për të cilin paraprakisht e kanë ditur se nuk është në rregull. Sërish kanë përgatitur raport për kontroll teknik dhe vërtetim në të cilin kanë theksuar se vetura është teknikisht në rregull", sqarohet më tej në raportin e PTHP-së.

Në aktakuzë janë përfshirë edhe vozitësi i autobusit, i cili më 13 shkurt 2019 akuzohet se e ka kryer veprën penale – vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion nga neni 300, paragrafi 2 në lidhje me nenin 297, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

"Ai e ka ngas autobusin me 55 udhëtarë në të, në korsinë e mesme të autostradës "Nëna Terezë", në drejtim nga Shkupi për Tetovë. Kur ka ardhur në afërsi të fshatit Llaskarcë, ka ngas me shpejtësi prej 99 km/h, e cila shpejtësi nuk është regjistruar saktë në takometrit për çfarë ka kaluar në rrugën tjetër. Gjatë kësaj periudhe ai e ka ulur shpejtësinë në 67 km/h", thuhet në kumtesë.

Në lidhje me aksidentin, PTHP Shkup ka parashtruar aktakuzë kundër një personi i cili ngarkohet se ka kryer veprën penale – kryerje të punës në mënyrë të papërgjegjshme nga neni 353 paragrafi 4 nga Kodi Penal.

"Ky i akuzuar si person përgjegjës në personin juridik i cili ka qenë i obliguar që të realizojë kontroll dhe vërtetim ndaj funksionimit të takometrit të autobusit (pajisje për matjen e shpejtësisë së autobusit), edhe pse ka vërtetuar se ekziston pajisje shtesë për manipulim të aparatit, ka dhënë vërtetim dhe ka e ka plotësuar afishen me të cilën e ka vërtetuar rregullshmërinë dhe pajtueshmërinë me kërkesat e parashtruara në Ligj. Në këtë mënyrë, ai dukshëm ka vepruar në mënyrë të pamatur ka vepruar gjatë realizimit të autorizimeve të tij dhe i ka mundësuar kompanisë – transportuesit dhe personit përgjegjës në të të posedojnë dëshmi për rregullshmërinë e takometrit", thuhet në kumtesën e PTHP-së, shkruan mes tjerash Portalb.
Shtuar më 13/07/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori