Kapet “me mall” në makinë ish-efektivi i policisë në Kuçovë

Një ish-polic ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme në qytetin e Kuçovës.

Sipas burimeve, raportohet se 49-vjeçari Sokol Dardha është kapur gjatë një aksioni policor në lagjen “1 Maji” të qytetit.

Mësohet se droga ju gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga inspektorët e antidrogës në automjetin e tij, tip “Ford”.

Policia ishte njoftuar në rrugë operative për veprimtarinë e tregtimit të lëndëve narkotike që ky shtetas ushtronte prej disa kohësh në qytet.

Gjithashtu mësohet se në makinën e Dardhës policia gjeti dhe sekuestroi 10 doza lënde narkotike dhe vaj hashashi, por ende nuk konfirmohet lloji i lëndës narkotike.

Raportohet se Dardha ka punuar në Policinë e Shtetit deri në vitin 1997, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/