Në vitin 2013 Qeveria përmes Shoqatës aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste do të fillojë me ndërtimin e 474
banesave në pesë qytete të Maqedonisë. Për ndërtimin e këtyre
banesave të cilat u dedikohen personave me rrezik social dhe grupeve tjera të rrezikuara Qeveria ndau 867.833.000 denarë.
Zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se gjatë javës do të fillojnë procedurat për ndërtimin e këtyre
banesave.
"Do të shpallen thirrje publike për interes për ndërtim të
banesave dhe do të hapen ofertat, pastaj do t'i qasen ankandit negativ elektronik në të cilin kompanitë të cilat dëshirojnë t'i ndërtojnë
banesat përmes rrugës së ankandit do të konkurrojnë dhe ajo kompani e cila do të ofrojë çmim më të ulët do t'i ndërtojë
banesat", deklaroi Gjorgjiev.
Banesat do të ndërtohen në Shkup, në komunën Butel - 312, në Resnjë 18
banesa, në Demir Hisar 25, në Koçan 43 dhe 76
banesa në lagjen Toçilla në Prilep.
Afati për ndërtim për disa ndërtesa është deri në vitin 2014, ndërsa për disa deri në vitin 2015. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2013,
ora 13:00