45 emra të rinj shqiptarë në rrugët e Shkupit
Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e mbrëmshme u ka dhënë dritë jeshile 45 emërtimeve në shqip, propozime të këshilltarëve të BDI-së në qytetin e Shkupit, shkruan gazeta Zhurnal.

Rrugët e Shkupit, tani e tutje do të mbajnë emra dhe data të rëndësishme nga historia dhe kultura shqiptare, nga ajo më e vjetër e deri tek bashkëkohorja, duke mos u lënë jashtë as figura të huaja që kanë kontribuar për çështjen shqiptare.

Në listën prej 45 emrash radhiten "13 Gushti", "28 Nëntori", "5 Maji", "Skënderbeu", "Abdyl Frashëri", "Bajram Curri", "Hasan Prishtina", "Isa Boletini", "Dervish Hima "e "Dervish Cara", "Mbreti Gent", "Mbretëresha Teuta"..., si dhe toponimet si "Dardania", "Iliria", "Arbëria", "Shkodra", "Prishtina" dhe "Tirana".

Gjithsej ishin 350 propozime për riemërtimin e rrugëve, shesheve, urave, ku numri më i madh i propozimeve ishin ato të grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE, gjithsej 240. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori