41-vjeçari në Tetovë kërcënon me thikë gruan dhe fëmijët
Një 49 vjeçare nga Tetova ka denoncuar dhunë familjare që e ka shkaktuar burri i saj 41 vjeçari.

Sipas policisë, personi R.M ka ardhur në shtëpi i dehur dhe pas një zënke fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten etij A.M, (49), duke e goditur disa herë në kokë ndërsa më pas ka sulmuar edhe vajzën e mitur 11 vjeçare.

Për një kohë të shkurtë fqinjët e kanë ndërprerë dhunën. Në ndërkohë në shtëpi ka ardhur edhe djali por ai ka vazhduar dhunën edhe ndaj tij duke marrë thikë dhe i është kërcënuar për jetën kurse më pas është larguar nga shtëpia.

Pak kohë më pas ai është arrestuar dhe dërguar në burgun e Tetovës për të vijuar burgun prej nga ishte lëshuar në pushim shtëpiak, njofton policia e Tetovës.
Shtuar më 03/07/2017, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori