400 migrantë tentojnë të hyjnë në territorin e Maqedonisë
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se gjatë dy muajve të fundit janë regjistruar 393 raste të migrantëve, të cilët ilegalisht kanë tentuar të hyjnë në territorin e Maqedonisë. Gjatë muajit qershor ishin 109 raste, ndërsa gjatë muajit maj, 284 raste.

Sipas statistikave të kësaj Ministrie, 224 migrantë janë kapur përgjatë vijës kufitare Maqedoni – Greqi, dhe janë kthyer sërish në territorin e Greqisë.

Policia maqedonase gjatë javës së kaluar ka zbuluar dhe trafikimin e tetë migrantëve nga India dhe Pakistani të cilët ilegalisht kanë tentuar ta kalojnë territorin e Maqedonise, percjell express.

Në bazë të ndryshimeve që pësoi vitin e kaluar Ligji për azilin, pas mbylljes së Rrugës Ballkanike, migrantët të cilët ilegalisht hyjnë në Maqedoni nga një shtet i cili është pjesë e BE-së apo NATO-s, duhet që të kthehen sërish në të njëjtin shtet me përcjellje të Policisë.


Në raportin e fundit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Shkup, theksohet se migrantët që vijnë në Maqedoni përmes rrugëve ilegale nga viset e prekura nga lufta në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në mënyrë jolegale depërtohen nga Maqedonia si shtet.
Shtuar më 05/07/2017, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori