40 raste të reja me koronavirus në 24 orë, vdes 1 person
Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 40 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Kështu numri total i të infektuarve në vend rritet në 1,898.

Sipas qyteteve, 26 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Kumanovë, 1 në Prilep, 10 në Tetovë,1 në Veles, 1 në Manastir. Po ashtu brenda ditës janë shëruar edhe 11 pacientë të tjerë nga Covid-19 duke bërë që numri total i të shëruarve në vend të rritet në 1.378.

Autoritetet e shëndetit në vend njoftojnë se brenda 24 orëve të fundit betejën me Covid-19 e ka humbur një pacient nga Prilepi. Kështu, numri i viktimave në vend rritet në 111.
Shtuar më 21/05/2020, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori