40 aksidente për festat e fundvitit
Foto Ilustruese
40 aksidente rrugore kanë ndodhur vetëm në katër ditët e fundit në të cilat policia rrugore është detyruar të bëjë ekspertizë në rajonin e qytetit të Shkupit. 11 nga këto ekspertiza janë kryer vetëm në natën e nderrimit të viteve, pra 31 dhjetor 2015.

Konkretisht kanë ndodhur përplasje të automjeteve, me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale. Gjithashtu, gjatë këtyre aksidenteve janë lënduar lehtë si shoferët, ashtu edhe bashkëudhëtarët e tyre.

Policia rrugore bën të ditur se ka edhe këmbësor të cilët janë të lënduar rëndë.

Policia ka shqiptuar edhe sanksione për shkelësit e komunikacionit rrugor, më saktësisht për shpejtësi të tejkaluar, drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, si dhe mosrespektim të semaforëve në udhëkryqe. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2016, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori