4 nga viktimat 20-vjeçarë
Sipas informatave të para nga Ministria e Punëve të Brëndshme 4 nga viktimat e gjetura mbrëmë pranë Shkupit janë 20 vjeçarë ndërsa njëri 40 vjeç dhe të gjithë nënshtetas maqedonas. Katër të rinjtë janë nga lagja Butrel e Shkupit ndëra motivet e vrasjes ende nuk dihen.

Trupat e tyre u gjetën mbrëjen e të së enjtes në afërsi të liqenit të Hekuranës në rrethin e fshatit Smillkovcë vetëm pak kilometra nga kryeqyteti në afërsi të dy veturave .

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes vetëm gëzhojat e plumbave. Për detaje më të hollësishme MPB do të mbajë në orët në vijim një konferencë për shtyp. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2012, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori