A do të shkarkohet Thaçi pas marrëveshjes “sekrete” me NATO-n?

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur ekskluzivisht për Gazeta Blic, lidhur me zhvillimet e fundit politike që po ndodhin në Kosovë.

Ajo ka folur edhe për marrëveshjen “sekrete” që vite me parë, ish kryeministri Hashim Thaçi, e kishte nënshkruar me sekretarin e NATO-s, në të cilën thuhej se FSK nuk mund të shkojë në veri të vendit, pa miratimin e KFOR-it. Osmani në intervistën për Gazeta Blic, ka thënë se me të marr informatën nga ana e kryeministrit Albin Kurti, menjëherë atë ua ka dërguar të gjithë deputetëve të vendit.

Osmani nuk ka dashur që të flas se kjo marrëveshje e Thaçit a është shkelje e kushtetutës, duke thënë se deklarimi i saj mund të keqkuptohet.

Mirëpo, ajo thotë se të gjithë juristët mund ta konfirmojnë se a është shkelje e Kushtetutës apo jo.Kryetarja e Kuvendit, ka folur edhe për atë se a mund të shkarkohet Hashim Thaçi, nga posti i presidentit.

Për t’i parë këto dhe shumë përgjigje tjera, ndiqeni intervistën e plotë të Vjosa Osmanit:


Shtuar 26.02.2020 20:31