39-vjeçari nga Gostivari mban peng të punësuarën e tij
Një 39-vjeçar nga Gostivari ka kërcënuar të punësuarën e tij duke e mbajtur të mbyllur në vendin e punës. Bëhet fjalë për E.J, e cila më 15 mars në orën 21:00 deri në orën 01:00 është mbajtur e mbyllur në minimarketin "Ardi" duke e kërcënuar se ka video nga kamerat e marketit të cilat tregojnë se ajo për një periudhë të gjatë kohore ka kryer vjedhje në vendin e punës.

Sipas të dhënave të policisë, ai fillimisht i ka kërkuar 50 mijë euro, pastaj 25 mijë dhe në fund i ka kërkuar 15 mijë. Pasi që ajo ka rënë dakord ai e ka liruar. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori