370 shqiptarë të denjë për anëtar të Këshillit Gjyqësor
Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari ka mbrojtur sot propozim/ligjin për Këshillin gjyqësor. Pavarësisht edhe mëdyshjeve që kishte ndarë ditë më parë, kolegu i tij partiak Rafiz Aliti se shqiptarët nuk e përmbushnin dot kushtin për 15 vjet eksperiencë, Jashari theksoi të kundërtën, duke garantuar se janë të paktën 370 shqiptarë të denjë për këtë post.

Një gjë e tillë e bindi sot edhe Alitin. Pas argumentimeve, ministri Jashari, njëkohësisht firmëtar i propozimit që vjen nga qeveria, ftoi Kuvendin të miratojë ndryshimet, shkruan "almakos".

"Pyetja ishte sa është numri i kandidatëve. Unë menjëherë do t’u jap përgjigje. Numri i kandidatëve që i plotësojnë këto kushte është diku rreth 1100, prej të cilave diku rreth 370 janë shqiptarë, zoti Rafis Aliti. Besoj se kuvendi i Maqedonisë do t’u japë ngjyrë të gjelbër këtyre propozimeve, dhe këto ndryshime do të bëhen pjesë përbërëse të ligjit për Këshillin Gjyqësor", deklaroi Jashari. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 09:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori