37% e popullsisë në Maqedoni vuan nga mbipesha
Mbipesha është një ndër problemet kryesore të shëndetit edhe në Maqedoni, teksa disa media në këtë vend kanë publikuar edhe disa të dhëna për mbipeshën.

Statistikat flasin se 41 për qind e popullatës së Maqedonisë radhiten në grupi me peshë optimale të trupit. Nga ana tjetër, 37 për qind e qytetarëve vuajnë nga mbipesha, e cila edhe pse nuk e rrezikon jetën, është patjetër të rregullohet. Përveç mënyrës së të ushqyerit e cila është kyçe, arsyeja e dytë është mungesa e aktivitetit fizik.

Përqindja e qytetarëve të me mbipeshë trupore në Maqedoni është gati se e njëjtë me atë të vendeve nga rajoni.
Në nivel botëror numrat janë frikësuese. Mbipesha, si dhe pasojat nga ajo, respektivisht sëmundjet kardio-vaskulare dhe diabeti i tipit 2, janë shkaktar të vdekjes te 65 për qind i popullatës së përgjithshme botërore.
Shtuar më 14/07/2016, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori