36 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 36 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Prej rasteve të reja 22 janë në Shkup, 4 në Kumanovë, 3 në Prilep, 3 në Strugë, Veles 3 dhe Manastir 1.

Gjithashtu nga MSH bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme janë shëruar 18 pacientë ndërsa nga Klinika për Sëmundje Infektive u larguan 11 pacientë, 2 nga spitali i Dibrës ndërsa 6 të tjerët janë nga Koçani dhe Shkupi që shëroheshin në shtëpi.
Shtuar më 17/04/2020, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori