35 incidente, shkak fjalori i urrejtjes
Sot në Shkup Komiteti i Helsinkit dhe Misioni i OSBE-së, kanë folur në lidhje me projektin e kapaciteve e institucioneve dhe sektorit civil në menaxhimin e veprave të bëra nga urrejtja dhe fjalori i urrejtjes.

“Ajo që është konstatim i KomitetiHelsinkit është sefjalori i urrejtës i cili çdo ditë e më tepër po rritet në Maqedoni, ka filluar të prodhonedhe krime të bërë nga urrejtja. Ishim dëshmitarë të ngjarjeve në të cilat aktivist të KomitetitHelsinkit ishin të sulmuar bëhet fjalë për krim i bërë nga urrejtja dhe komiteti i Helsinkit për këto raste ka hapur procedurë.

Projekti ka filluar të zbatohet nga muaji mars dhe do të mbaron në dhjetor të vitit 2013 pas çka do të do të përgatitet raport i cili do të vërtetojë shtrirjen e këtyre veprave dhe frekuencën. Për këtë qëllim komiteti i Helsinkit ka përgatitur metodologji e cila i kap Gjykatat, Prokurorit Publike, por edhe Policinë në Maqedoni”, deklaroi Drejtoresha e KomitetitHelsinkit, Uranija Pirovska. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2013, ora 14:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori