324 qytetarë kanë paditur Maqedoninë
Pëlqej
Në Gjykatën e Strasburgut janë gjithsej 324 dosje qytetarësh që duhet të zgjidhen.

Gjatë vitit të kaluar, gjykata evropiane për të drejtat e njeriut ka rishikuar 289 kërkesa.

"Nëse shihen të gjitha këto lëndë mund të shihet se Maqedonia hynë në kategorinë e vendeve me siguri të fuqishme kushtetuese, kështu që nuk ka problem sistematike në raport me Maqedoninë", u shpreh kryetari i gjykatës së Strasburgut, Din Shpillman.

Këto fjalë ai i tha sot, në 50-vjetorin e vendosjes së gjykatës kushtetuese në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori