32 themelues të Lëvizjes Besa ngrejnë padi kundër Bilall Kasamit
Pëlqej
Ashtu siç kishim njoftuar para disa kohesh, dje në Prokurorinë Publike të vendit, në emër të 32 themeluesve juridikë të Lëvizjes BESA (prej 57 gjithsej), është dorëzuar padia për vepër penale ndaj ish kryetarit të Lëvizjes BESA për abuzim me detyrën zyrtare “përfaqësues juridik i Lëvizjes BESA para organeve të drejtësisë” dhe falsifikim të dokumentacionit të Lëvizjes, ndërsa në Gjykatën Administrative është dorëzuar kërkesa për anulimin e falsifikimit që e ka bërë ai në dokumentet e Lëvizjes BESA në gjykatën përkatëse themelore, njoftoi Skender Rexhepi-Zejd.

“Pas kësaj, ai dhe klani i tij, disa prej të cilëve aq shumë e kanë dëshirë të thirren në legalitet, tashmë do të duhet të japin llogari para organeve të drejtësisë se si i bëhet puna që të kidnapohet partia politike për interesa të ngushta individuale dhe klanore. Këtu po e përsërisim se ky manipulim është bërë në kohën kur të gjithë aktivistët e Besës i besonin atij dhe i shfaqnin lojalitet, gjë që flet se ai detyren e nëpërkëmbjes së Besës dhe përçarjen e kishte filluar qëmoti, natyrisht me direktivë.

Pas kësaj u bëjmë thirrje edhe një herë edhe atyre aktivistëve, që ka mundësi të mos e kenë pasur informacionin e mjaftueshëm dhe janë vënë në anën e gabuar, që ta kenë të qarët se ish kryetari i Lëvizjes BESA së shpejti do të jetë në bankën e të akuzuarit për falsifikim. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithëve që të rreshtohen në anën e së drejtës dhe ta dinë se jo vetëm ideja, por edhe organizata Lëvizja BESA ka qenë dhe mbetet kundër të gjithë atyre që me metoda të manipulimit mundohen ta mbajnë pozitën.

E vërteta vonon, por nuk harron. Besa, përkundër lëndimit dhe tradhtisë që ia kanë shkaktuar, e vazhdon misioni e mbrojtjes së idealit dhe idesë”, ka deklaruar Zejd. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori