Kryqi i Kuq i Maqedoni'së ka informuar se deri më tani janë
mbledhur rreth 31.570.576 denarë në llogari të Fondit për solidaritet dhe 13.069.400 denarë me thirrje në numrat e telefonit 075/070/077 143-400.
Në katër qendra strehimore janë akomoduar 310 persona, por janë shpërndarë
ndihma plotësuese humanitare, ilaçe për të sëmurët kronikë dhe për më të prekurit.
Por, nga
Kryqi i Kuq bëjnë me dije se në shumë zona është rritur ndjeshëm nevoja për
ndihma materiale. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2016,
ora 15:56