“Xhaketë e vjetër”, vazhdon sherri mes Ilir Shaqirit dhe Tan Bramës, reagon sërish ky i fundit

Pas miqësisë që kishin me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së “BigBrotherVIP1” Ilir Shaqiri dhe Tan Brama u bënë pjesë e një debati të nisur nga ky i fundit.

Pas një interviste ku u shpreh se që prej daljes Iliri i ka shkruar vetëm për interes e madje nuk e ka pyetur as për familjen, Tani vjen sërish me detaje të reja për arsyet e prishjes së miqësisë mes dyshes.

“Hapëm një grup në Whatsapp pas BB dhe flisnim aty. Do të takohemi, do të hamë dreka dhe darka. Rasti më i fundit që kemi folur për një darkë që do të hanim, që ky kishte thënë se ka folur me Tanin.

Ka qenë e folur në grup. Dhe unë thashë më merr në telefon për interes. Njëherë kur është kthyer nga Italia, më tha se dua 20 veta për xhirimet e një spoti. Por mënyra se si e tha, si një urdhër ‘Çkemi ça bërë, nesër jam në Tiranë dhe më sill njerëzit e tu. Herën e dytë më tha për Sabianin, pa pyetur njëherë ça bëre.

Pas një muaji e gjysmë, të hash dreka dhe darka me persona që i ke njohur te BB dhe Tan Bramën e ke njohur më para, i kërkoje share në Instagram. Nuk po kërkoj një pjatë sallatë por për respekt. Këtë gjë doja nga ai. I thashë ‘O Ilir, si more burrë njëherë të thuash si je, si i ke nga shtëpia’.

Më tha ke shumë të drejtë, i thashë ti ke kohë për të tjerët. Me Shekspirin, njërin që pata debat aty brenda se s’dua t’ja përmend emrin, dilte dhe hante dreka dhe me Meridianin ndërsa Tanin e telefononte vetëm për interes. Unë nuk kam nevojë për vëmendje, kam 4.5 milionë njerëz në Instagramin tim, për mua ngelet xhaketë e vjetër, tre arna ka aty. Nuk ka më”, tha Tani.