Tentoi të kalonte kontrabandë mbi 100 paketa me cigare, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 62-vjeçar me iniciale Z. M. pasi është kapur duke transportuar rreth 100 paketa me cigare kontrabandë.

62-vjeçari kishte 101 paketa me cigare në automjetin e tij të cilat kishte qëllim t’i kontrabandonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: 

DVP Tiranë

Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomik e Financiare, një rast i tregtimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara.

Transportonte 101 steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, për të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

– Z. M., 62 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte shtetasi Z. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 101 steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.