30 ditë paraburgim policit, ja vrasësi (VIDEO)
UPDATE - Gjykatësi hetues i ka shqiptuar 30 ditë paraburgim policit Jakim.T, 36 vjeç, i cili dje vrau dy të rinj shqiptar në Gostivar ndërkohë që policia ka publikuar edhe videon e dorëzimit të Jakim T. në polici.

Vrasja ndodhi pas një zënke për një vend parkimi të makinave në lagjen ku po jetonin. Polici vrasës menjëherë është dërguar në paraburgim në burgun e Shutkës.

Policia në versionin e saj të parë njoftoi për vrasjen e dyfishtë, duke nënvizur se polici që nuk ishte në detyrë kishte lënë të vrarë dy të rinjtë në vetëmbrojtje.

Në hetimin e vrasjes është përfshirë edhe Sektori për kontrollin e brendshëm dhe standardeve profesionale. Siç bëhet e ditur, pjesëtari që vrau dy të rinjt është në njësitin policor "Tigrat", raporton Ina.

Shikoni videon e dorëzimit të policit:

Shtuar më 29/02/2012, ora 18:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori