30 ditë paraburgim për sulmuesin e Todorovit
Ndaj Ljupço S, nga rajoni i Velesit, i cili tentoi që të vriste ish-ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov, është caktuar masa e paraburgimit 30 ditor.

Avokati i tij theksoi se i dyshuari është mbrojtur me heshtje dhe se do të dorëzohet ankesë ndaj këtij vendimi.

Atentatori është identifikuar edhe si gjyshi i Tamara Dimovskës e cila ndërroi jetë duke pritur miratim për shërim jashtë vendit.

Gjatë seancë ndërhyri ndihma e shpejtë pasi i pandehuri pati përkeqësim të gjendjes së shëndetësore. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2017, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori