3 vjet nga fatkeqësia e helikopterit afër Bllacës
Sot bëhen tre vjet nga fatkeqësia tragjike e helikopterit në Bllacë të Katllanovës në të cilën jetën e humbën 11 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë gjatë kthimit të tyre nga misioni ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë.

Në përmedoren në vendin e fatkeqësisë do të vendosin lule anëtarë të familjeve të tyre, pjesëtarë të VING-ut ajror të ARM-së, delegacione nga Ministria e Mbrojtjes dhe të Shtatmadhorisë, Komandës së bashkuar operative (KBO). Në shënimin e trevjetorit të fatkeqësisë së helikopterit pritet të marrin pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Emil Dimitriev, zëvendës-shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-majori Naser Sejdini, pjesëtarë të KBO-së, pjesëtarë të VING-ut, përfaqësues të komunës Petrovec etj.

Delegacioni do të vendosë kurorë lulesh në përmendoren para ndërtesës së komandës së EUFOR-it, në kampin Butmir, në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa delegacioni i VING-ut do të vendosë lule në përmendoren para ndërtesës së komandës së VING-ut, në kazermën Petrovec.
Shtuar më 12/01/2011, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori