27-vjeçari humb jetën në ujërat e liqenit të Ohrit
Një 27 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në ujërat e liqenitOhrit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot pasdite rreth orës 16 në kampin ushtarak në kompleksin e manastireve Shën Naumi.

Mendohet se i mbyturi ka qenë për pushime dhe nga arsye akoma të panjohura është mbytur në plazh, ku nuk ka pasur shpëtimtarë të angazhuarKryqit të kuq.

Trupin e pajetë e kanë gjetur disa frekuentues të liqenit dhe kanë thirrur ndihmë. Hetime në vendin e ngjarjes janë kryer nga prokurori publik dhe ekipet e policisë. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2016, ora 19:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori