2,7 miliardë euro, buxheti për 2012
Rreth 2,7 miliardë euro është projektuar buxheti i shtetit për vitin 2012">2012 në Maqedoni.

Qeveria e Maqedonisë i ka dhënë dritë jeshile këtij projeksioni, që parasheh një deficit buxhetor prej 163 milion euro apo 2,5 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor, shkruan INA.

Pjesa më e madhe e buxhetit dedikohet për investime kapitale, edhe ate 442 milion euro apo 28 për qind, kryesisht të dedikuara për projekte infrastrukturore, ndërsa pjesa tjetër është paraparë për sferat e tjera arsim, kulturë, shëndetësi dhe sferën sociale.

Rritja e GDP-së me këtë buxhet është projektuar në 4,5 për qind, kurse inflacioni 2,5 për qind.

Ministri i Financave, Zoran Stavrevski deklaroi se buxheti është real dhe objektiv.

“Parashikohet që aktiviteti i përgjithshëm ekonomik për 2012">2012 të lëvizë kryesisht përmes rritjes së investimeve që pritet të jenë 8,5 për qind dhe kjo do të rris investimet kapitale. Parashohim rritje graduale të punësimeve dhe ulje të shkallës së papunësisë”, theksoi ministri Stavrevski.

Partia shqiptare BDI thekson se ka arritur që të sigurojë një buxhet proporcional që plotëson edhe kërkesat e shqiptarëve, si në planin e investimeve kapitale, ashtu edhe në sferat e tjera. Kjo parti vlerëson se 25 për qind e mjeteve nga investimet kapitale do të dedikohen për zonat dhe projektet shqiptare, ndërsa edhe këtë vit janë paraparë punësime sipas nevojës së implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Projekti buxheti i është dërguar Parlamentit për miratim.
Shtuar më 03/11/2011, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori