Inzaghi i mbyll derën Dybala-s: Jam i lumtur për sulmin tim, Lukaku dhe Lautaro të jashtëzakonshëm

Në fund të fitores ndaj Luganos, Simone Inzaghi flet për “Sportitalia” për atë që ka dhënë Interi i tij, i cili mundi zvicerianët 4-1.

“I përgëzoj djemtë, sepse kemi vetëm katër ditë që punojmë, por kemi bërë një ndeshje serioze. Jam i kënaqur me atë që kam parë. Ne po përgatitemi çdo ditë që të arrijmë në maksimumin tonë më 13 gusht.

Romelu është një kampion dhe marrëveshja me Lautaron është e dëshmuar, rikthimi i Big Rom është një lajm i madh, por kemi parë gjithashtu se çfarë bëri Correa.

Tucu mesfushor sulmues? Sistemi ynë është i ndryshëm, por me kaq shumë sulmues të mëdhenj në dispozicionin tonë, ne do të mund të ndryshojmë herë pas here organizimin tonë. Jam shumë i kënaqur me sulmin që kam në dispozicion, vitin e kaluar ne ishin më të mirët dhe tani kemi futur Lukakun.

Presim të shohim se çfarë do të sjellë tregu në të gjithë sektorët. Jam gjithmonë në kontakt me drejtuesit, të cilët po bëjnë një punë të shkëlqyer.Duhet të gjejmë një zëvendësues për Ranocchian në mbrojtje”, është shprehur Inzaghi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.07.2022 22:50