E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Fillon mbledhja për rekomandimet
Update- Grupi i Punës për rekomandimet e "24 dhjetorit" ka filluar mbledhjen, ku do të jenë të pranishëm të gjithë anëtarët.

Grupi ka gjithsej 6 anëtarë, deputetë të partive parlamentare VMRO-DPMNE, LSDM dhe BDI.

Rekomandimet nga Raporti për “24 dhjetorin”, duhet të përmirësojë punën e institucionin ligjvënës dhe të rikthejë dialogun parlamentar. /albeu.com/



....................


10:09 - Sot do të zhvillohet mbledhja nga grupi punues për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Komisionit për hetimin e ngjarjeve të "24 dhjetorit".

Grupi punues ka 6 anëtarë. Kryesues është deputeti i VMRO DPMNE-së, Ilija Dimovski kurse anëtarë janë Blagorodna Duliq nga VMRO DPMNE, deputetët Igor Ivanovski dhe Cvetanka Ivanova nga LSDM, deputeti Nexhati Jakupi nga BDI, kurse PDSH nuk do të marrë pjesë në punën e këtij komisioni.

Në punën e këtij grupi do të marrë pjesë edhe një përfaqësues i BE-së. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori