22 vjet nga themelimi i Armatës së Maqedonisë
Pëlqej
Me rastin e 18 Gushtit - Ditës të Armatës të Republikës së Maqedonisë mbrëmë në kazermën "Ilinden" në Shkup u krye shtënie me armë artilerie.

Njësia e batalionit artilerik të ARM-së ka gjuajtur 10 batare.

Në vigjilje të Ditës të ARM-së në bashkëpunim me stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup kanë qenë të ekspozuar mjete luftarake, teknikë dhe paisje e Armatës të Republikës së Maqedonisë

Ndërsa, ceremonia e solemnitetit do të mbahet sot pasdite në Ohër.

Në solemnitet është paralajmëruar prania e presidentit dhe komandantit suprem Gjorge Ivanov, kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanoski, zëvendëskryeministrit dhe ministër i Financave Zoran Stavreski, ministrit të Mbrojtjes Zoran Jolevski, kryeshefit të SHM-së të ARM-së gjeneral nënkoloneli Goranço Koteski, ministra, deputetë, ish ministra të Mbrojtjes dhe kryeshefa të SHM-së të ARM-së, gjeneralë të pensionuar të ARM-së, mysafirë të lartë nga më shumë institucione në Republikën e Maqedonisë, përfaqësues të korit diplomatik dhe atashe ushtarak të akredituar në vend. /albeu.com/

Shtuar më 18/08/2014, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori