“Jo diplomaci qokash”, kandidatët për ambasadorë prezantojnë platformat politike, debate në Komision

Ministria e Punëve të Jashtme dorëzoi ditën e djeshme në Kuvend propozimëet për ambasadorët e rinj shqiptarë në disa shtete.

Si rrjedhojë kandidatët e propozuar për ambasdorë po prezantojnë sot në Komisionin për Politikën e Jashtme platformat e tyre politike që synojnë të ndjekin nëse caktohen ambasadorë.

Po zhvillohet një seancë dëgjimore për:

Meri Kumben, kandidate për Ambasadore të Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Izraelit.

Zhaklina Peto, kandidate për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Malin e Zi.

Ervin Bushati, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

Vasilika Hysi, kandidate për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.

Sakaq prezantimi i platformave të ambasadorëve landidatë është shoqëruar me debate në Komision. Deputeti democrat, Tritan Shehu than ë mbledhje se nuk mori përgjigje nga kandidatja për ambasadore ne Izrael, Meri Kumbe, për pyetjen e tij.
hehu e pyeti Kumben nëse Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem, por kandidatja nuk e ka dha një përgjigje.

Ndërkohë deputeti, Tomor Alizoti është shprehur se nuk e sheh për këtë post Meri Kumben.

Ai tha se diplomacia është kthyer ne vend qokash. “Ambasadori është një figurë e madhe, serioze e një shteti. Ndaj mendoj se nuk duhet të jetë vend qokash. Ka dhe një trupë diplomatike, që kanë vite. Diplomacia ngjan me ushtrinë dhe ka radhë. Politika e jashtme është diçka kombëtare, nuk i përket një partie, por të gjithë shqiptarëve. Duhet të ketë në politikën e jashtme edhe njerëz që nuk e duan kryeministrin, por që mendojnë edhe ndryshe nga ai. Njerëzit shumë të ditur janë dhe rebelë. Respekt për ju, po të ishte për një post tjetër po, por për Izraelin, nuk jam për ju”, tha Alizoti./albeu.com/


Shtuar 9.06.2023 11:23