200 mijë euro për analizën për Marrëveshjen e Ohrit, ku shkuan paratë?!
Dy tenderë nga 100 mijë euro janë përfituar nga një kompani e njejtë për përpunimin e një analize cilësore të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Por edhe pse analiza e parë ishte realizuar dy vite më parë, asnjëherë nuk u bë e ditur se sa është implementuar Marrëveshja e Ohrit dhe sa shqiptarë janë të përfaqësuar në administratën shtetërore.

Tenderët nga 100 mijë euro, të firmosur nga Musa Xhaferri, janë fituar nga firma "Tag Communications", pronar i së cilës është Gazmend Ajdini, i njohur më parë si gazetar.

Ai përveç këtyre tenderëve është i punësuar në Agjencinë për Komunikime Elektronike, gjegjësisht në bordin drejtues.

Ajdini, sipas Telma, ka deklaruar se angazhimi i tij ka të bëjë me përkrahjen teknike të analizës dhe përkujdesjen për angazhimin e profesorëve, ekspertëve, organizimin e press konferencave, prezantimeve, tribunave dhe hulumtimeve të ndryshme.

Ndërkohë, që përveç një konference me disa ekspertë të ngjajshëm asnjëherë nuk u bë e qartë se çfarë ishte shpenzuar për analizën për të cilën shkuan 100 mijë euro.

Kontrata e parë është firmosur në vitin 2013 dhe se është realizuar një vit më vonë. Ndërsa kontrata e dytë është firmosur më 15 gusht të këtij viti dhe duhet të përfundoj në vitin 2016.

Nga Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit kanë theksuar se analiza do të bëhet publike në dhjetor të këtij viti. /albeu.com/

Shtuar më 02/10/2015, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori