20 të lënduar nga aksidenti në autostradën Kumanovë-Tabanoc
Njëzet persona të lënduar është bilanci i aksidentit mes një autobusi dhe një makine që ndodhi mbrëmë në autostradën Kumanovë-Tabanoc në orën 21:50 minuta.

Vozitësi i autobusit, ai i makinës dhe 19 udhëtarë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për kurim në spitalin e Kumanovës.

Ekipi i policisë ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe bashkë me organet tjera kompetente kanë kryer hetime.
Shtuar më 28/01/2020, ora 19:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori