Lazio nuk di të ndalet, mposht edhe Genoan (VIDEO)

Lazio ka mposhtur Genoan në javën e 25-të në Serie A me rezultat 2:3.

Me të filluar ndeshja, Marusic kaloi mysafirët në epërsi në minutën e dytë.

Immobile dyfishoi epërsinë në minutën e 51-të.

Cassata ngushtoi epërsinë, por Cataldi vulosi fitoren e Lazios.

Krejt çfarë bënë vendasit ishte goli i dytë i Criscitos nga penalltia

Me këtë fitore Lazio i afrohet në 1 pikë Juventusit dhe tani ka 59 në pozitën e dytë.


Shtuar 23.02.2020 13:43