20 ditë pas vërshimeve, Hasanbegu nuk i kthehet jetës normale
Kanë kaluar 20 ditë pas vërshimeve që përmbytën Shkupin, ndërsa Hasanbegu ende nuk i është kthyer jetës normale.

Shumë familje nga kjo zonë, janë në pamundësi që të kthehen në shtëpitë e tyre, duke qëndruar kështu në konvikte ose tek të afërmit e tyre.

Banorët shprehen se kanë marrë ndihma vetëm në ushqime, por nevojat e tyre janë më të mëdha se kaq.

"Unë për momentin jam duke jetuar në konvikte në Auo-Komandë se këtu nuk kamë kushte për të jetuar.

S’ka mbetur asgjë krejt i kemi gjuajtur me mobile, me shporet, me frigorifer edhe tesha e veshjes i kamë gjuajtur dhe skam asgjë.

Tash jam duke pritur ndonjë ndihmë nga shteti se unë me një rrogë prej 15 mijë denarësh, nuk mund ta bëjë, shihet edhe vetë", është shprehur një qytetar për "Alsat".

Nuk rezulton ndonjë shifër konkrete për familjet të cilat nuk janë kthyer ende në shtëpitë e tyre, edhe pse qeveria maqedonase është shprehur se ka shpërndarë një pjesë të hollash pas vlerësimit të dëmeve që shkaktuan përmbytjet. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2016, ora 17:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori