2 shqiptarë të vrarë dhe 21 të rrahur për 11 ditë
Sulmet e ndryshme ndaj shqiptarëve në Maqedoni janë duke u kryer në mënyrë intensive pa kurrfarë arsye. Sipas një kalkulimi të “Zhurnal”-it brenda 11 ditëve të fundit janë rrahur 21 shqiptarë dhe janë vrarë dy prej tyre.

Më 24 shkurt në autobusin me numër 65 që udhëton nga qendra e Shkupit drejt periferisë, në fshatin Stajkovcë janë rrahur katër fëmijë shqiptarë të fshatit Straçincë. Të gjithë ishin dërguar në spitalin e qytetit, ndërsa njëri prej tyre i cili kishte pasur goditje në kokë, mësohet sa ka trauma të herëpashershme.

Më 28 shkurt në Gostivar ka ndodhur një vrasje e dyfishtë ku kanë pësuar dy të rinjtë shqiptarë, Besnik Shehapi (25 vjeç) dhe Imran Mehmeti (30). Ata ishin vrarë në afërsi të salonit për mobilie “Montenegro” nga polici i cili nuk ishte në detyrë, Jakim Trifunovski (39).

Më 29 shkurt në qendër të Shkupit, një grup tifozësh maqedonas të nisur për një ndeshje basketbolli mes dy klubesh maqedonase, kanë sulmuar dy persona të përkatësisë shqiptare. Gjatë kalimit të grupit prej mbi 150 huliganë të cilët vazhdimisht brohorisnin kundër shqiptarëve për një moment disa prej tyre sulmuan dy kalimtarë të rastit të cilët kanë qenë shqiptarë.

Më 7 mars në Shkup, pesëmbëdhjetë nxënës shqiptarë të lënduar, tre prej të cilëve janë në gjendje kome dhe në rrezik për jetë, është epilogu i incidentit të ndodhur mbrëmë në afërsi të lagjes Kisela Voda të Shkupit. Nxënësit shqiptarë të fshatit Çiflik janë sulmuar fizikisht rreth orës 20 nga një grup të organizuar personash që dyshohet t’i përkasin kombësisë maqedonase, gjatë kthimit të tyre për në fshat me autobusin numër 58.

Nga të gjitha incidentet e fundit, policia ka arrestuar vetëm një person edhe atë vrasësin e dy të rinjve shqiptarë në Gostivar.
Shtuar më 08/03/2012, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori