1.869 raste të reja me H1N1
1.869 raste të reja me simptomegripit janë paraqitur brenda një jave, nga data 28 janar deri më 3 shkurt në klinikat e Maqedonisë. Lajmi bëhet i ditur nga Instituti për Shëndet Publik, prej ku informojnë se krahasuar me javën paraprake, ka rritje të vogël prej 9 për qind të rasteve me simptome gripi.

Nga fillimi i sezonit të gripit e deri sot, janë paraqitur gjithsej 5.343 persona me simptome gripi, numri më i madh i të cilëve rezulton në Shkup (1.079 raste), Strumicë (730 raste), Gostivar (661 raste) dhe Tetovë (619 raste).

Pjesa tjetër e rasteve është regjistruar në qytetet e tjera, ndërsa çudit fakti se në Berovë dhe Vinicë, nuk është paraqitur asnjë rast me simptome gripi. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2013, ora 13:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori