17 vjet nga vdekja e Nënë Terezës
Pëlqej
Sot mbushen 17 vjet që kur u shua humanistja me origjinë shqiptare, nobelistja Nënë Terezë.

Për këtë datë të shënuar, në Prishtinë duke nisur nga ora 11.00 do të mbahet meshë solemne, e cila mbahet nga Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.

“Nënë Tereza asnjë vepër të saj nuk e ka nisur pa adhuruar Zotin në Eukaristi. T’i përngjajmë edhe ne asaj me lutje e adhurim. E Lumja Nënë Tereza – Lutu për ne! Ejani ta nderojmë bijën tonë të shenjtë, Nënën e Njerëzimit, Ambasadoren e popullit tonë të lashtë!”, është thirrja për të marrë pjesë në meshën e të premtes në Katedrale.

Në nderim të Nënës Terezës, ka bërë homazhe në bustin e saj në Gjakovë edhe Mimoza Kusari - Lila.

Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht 1910 dhe emri i saj i vërtetë është Anjeza Gonxhe Bojaxhi.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960 mijë të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 mijë viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë.

Ndihmën më të madhe në shërbim të kauzës të mbrojtjes së njerëzve të varfër e dha në Kalkutë,e jo rastësisht njihet edhe si "Nënë Tereza e Kalkutës". /albeu.com/


Shtuar më 05/09/2014, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori