“I dërgoi në shtëpi”, personat e kësaj shenje horoskopi nuk mund të punojnë me Jennifer Lopez

J.Lo mesa duket bazohet shumë tek yjet! Këngëtarja nuk pranon të punojë me njerëzit që janë shenja e Virgjëreshës.

Këtë e ka zbuluar kërcimtarja Heather Morris, e cila në një podcast së fundmi ka treguar se në një nga audicionet për turnetë e Jenniferit, ajo i tha një grupi kërcimtarësh:

“Faleminderit shumë, keni punuar kaq shumë. Të ngrejë dorën, kush është shenja e Virgjëreshës, a mund të ngrini dorën?”.

Dhe më pas, sipas Morris, Lopez i pëshpëriti ndihmësit të saj dhe kërcimtarët që ngritën dorën u dërguan në shtëpi.

Kujtojmë që Jennifer Lopez vetë është shenja e Luanit.