16 persona helmohen në një dasmë
Tre dasma në Maqedoni kanë patur një fund të tmerrshëm pasi Gjashtëmbëdhjetë persona, midis tyre edhe një fëmijë janë shtruar në spitalin Klinik në Shtip, pasi janë helmuar me ushqim.

Sipas mjekëve, pacientët e parë kanë nisur që të vijnë javën e kaluar, ku kanë vijuar edhe në ditët tjera.

“Gjatë javës në Repartin Infektiv janë paraqitur disa pacient me simptoma të shtrëngimeve në bark, ndërsa të njëjtit janë mbajtur në spital. Ditët e ardhshme, njashtu, tre deri në katër pacient janë paraqitur në Repartin Infektiv me simptomat e njëjta. Deri dje numri i tyre ka arritur në 16 pacient, midis të cilëve edhe një fëmijë me simptomat e njëjta”, ka thënë Marina Shumanska, zëdhënëse e Spitalit Klinik në Shtip. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2018, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori