15.600 veta për 1.600 vende pune
Në konkursin e fundit të shpallur nga ndërmarrja publike "Pyjet e Maqedonisë" për 1600 vende të reja pune kanë konkurruar 15.600 veta. Nga drejtoria e kësaj ndërmarrje kanë theksuar se ka pasur interesim të madh nga qytetarët për të aplikuar në këtë konkurs, ku janë përfshirë kategoritë sociale të familjeve në Maqedoni.

Drejtori i "Pyjet e Maqedonisë", Zharko Karaxhovski deklaroi se numri më i madh i aplikimeve është për ndihmës-punëtor, por nuk është interesi i vogël edhe për kandidatët që kanë konkurruar me arsimim të lartë.

"Zgjedhja e këtyre 1.600 vetave do të bëhet në mënyrë adekuate dhe të drejtë dhe në mënyrë shumë profesionale, nga një komision qeveritar i përbërë nga shumë institucione. Mjetet për këto punësime arrijnë mbi 3 milion euro dhe janë siguruar nga buxheti i ndërmarrjes", deklaroi Karaxhovski. (INA) /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2013, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori