155 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1845 testime, ndërsa janë regjistruar 155 raste të reja me COVID-19, shkruan Gazeta Express.

Rastet e reja janë në: Shkup-51, Kumanovë-11, Dibër-2, Shtip-13, Prilep-4, Tetovë-10, Strugë-3, Manastir-1, Ohër-6, Kavadar-14, Gostivar-22, Gjevgjeli-1, Probishtip-1, Demir Hisar-4, Makedonski Brod-5, Vinicë-2, Kërçovë-3, Negotinë-2.

Gjithashtu janë regjistruar edhe 127 pacientë të cilët janë shëruar plotësisht nga COVID-19, pas dy testimeve të njëpasnjëshme negative.

Gjatë 24 të fundit kanë ndërruar jet 155 raste të reja me COVID-19 2 pacientë, një nga Shkupi (80), dhe një nga Shtipi (74).

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 3428 raste aktive, 519 kanë humbur jetën dhe 7607 janë shëruar nga COVID-19.
Shtuar më 07/08/2020, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori