15-vjeçari nga Gostivari sulmon me thikë gjyshin dhe rreh motrën
Një 15-vjeçar nga Gostivari ka sulmuar me thikë gjyshin dhe dhe ka dhunuar fizikisht motrën dy vjet më të madhe.

Sipas SPB Tetovë, dje rreth orës 22:00 66 vjeçari me inicialet M.M. ka denonciar nipin e tij.

Për ta penguar dhunën dhe për ta mbrojtur mbesën, gjyshi tentoi ta largojë nipin, por me këtë rast mori një goditje në kokë dhe një prerje në krahun e majtë. Pas mjekimit të plagëve në spitalin e Gostivarit, policia, prokurori dhe shërbimet sociale kanë marrë në pyetje adoleshentin.

Që prej fillimit të 2015-ës në rajonin e Gostivarit janë regjistruar 15 raste të dhunës në familje, disa edhe me pasoja të rënda. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2015, ora 15:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori