Protesta, Boçi: Nuk është betejë politike, por mision qytetar

Nënkryetari i PD-së Luciano Boci ka mbajtur fjalën e tij përpara protestës së opozitës së bashkuar. I është shprehur falënderues ndaj pjesëmarrësve, ndërsa ka shtuar se kjo nuk është betejë politike, por mision.

“Do ju them që ajo që na ka mbledhur është më e madhe se ne bashkë, nuk është thjesht e sotmja është e ardhmja e fëmijëve tanë. Nuk është thjeshtë ekzistenca jonë, është dashuria për prindërit, familjet për jetën për qytetarët. Ajo që na ka mbledhur nuk është vuajtja e atyre që jetojnë këtu është dhe dëshpërimi, Nuk është politika, por atdheu, Shqipëria. Është besimi se Shqipëria ka burra dhe gra që I dali zot vetes, familjes dhe besimit duke luftuar dhe duke u ndeshur.

E gjithë Shqipëria është sot me ju. Sa bashku le ta vazhdojmë betejën tonë dhe të rrëzojmë regjimin”, tha Boçi duke shtuar se kjo nuk është betejë politike, por mision qytetar./albeu.com