4 persona e kanë humbur jetën si pasojë e virusit Korona në 24 orët e fundit. Viktimat janë: një 64
vjeçar nga Shkupi, një 73
vjeçar nga Tetova, një 63
vjeçar nga
Gostivari dhe një 71
vjeçar nga Prilepi.
Nga 1507 testimet e bëra, 140 persona rezultuan pozitiv. Më së shumti
raste të reja u regjistruan në Shkup 43, në Tetovë 12, në Strumicë 11, në Kumanovë 10 dhe në Gostivar 9
raste të reja.
Ndërkohë 134 persona janë shëruar nga virusi. Numër më të madh të të shëruarve ka në Shkup 66, Shtip 9 të shëruar, ndërsa Kumanova, Tetova e
Gostivari kanë regjistruar nga 8 të shëruar.
Nga fillimi i pandemisë, janë kryer 164 639 testime, prej të cilave rezultuan pozitivë 15 694 persona. Gjithsej 646 humbën jetën, 13 128 u shëruan dhe për momentin ka 1 920
raste aktive. Kryeqyteti kryeson edhe më tej listën me më së shumti
raste aktive, me 566 të tillë, ku momentalisht Aerodromi, Qendra, Gazi Baba dhe Karposhi janë komunat më të prekura.
Pas Shkupit, në listën me më shumë
raste aktive radhitet Kumanova me 215, Prilepi me 133, Tetova me 120,
Gostivari me 97
raste aktive dhe Dellçeva me 82.
Shtuar më 12/09/2020,
ora 16:11