13 vjeçari tenton të përdhunojë një vajzë 10 vjeçare në shkollë
Një rast skandaloz është regjistruar në fshatin Batincë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në shkollën fillore “Alija Avdovic”, në afërsi të kësaj shkolle ku një nxënës i moshës 13 vjeçare e ka ngacmuar dhe ka tentuar që të dhunoj “seksualisht” një vajzë të re 10 vjeçare.

Si pasojë e këtij rasti është shkaktuar panik në mesin e nxënësve dhe banorëve të fshatit Batincë dhe menjëherë në vendngjarje ka ardhur policia për të hetuar këtë dhunë.

Zhurnal mëson se për momentin po mbretëron një frikë e madhe mes nxënësve të kësaj shkolle e cila drejtohet nga drejtori, Qenan Imeri. Incidentin e djeshëm për Zhurnal e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për qytetin e Shkupit, Liza Bendevska.

“Dje rreth orës 14:00 është denoncuar një rast i një nxënëse 10 vjeçare të shkollës “Alija Avdoviq” në fshatin Batincë. Kjo nxënëse është prekur nga nxënësi 13 vjeçar. Sektori për punë të brendshme është duke i ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e këti rasti.

Gjatë ditës së sotme punonjësit e policisë do të bisedojnë me të miturin (nxënësin) në prezencë të prindit ose tutorit”, është shprehur zëdhënësja Bendevska./Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori