E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
11 vjet nga lufta e UÇK-së
Në Sllupçan të komunës së Likovës sot kremtohet 2 Maji, Dita e fillimit të luftës së Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare dhe Shpalljes së Zonës së Lirë në Karadak nga Brigada 113 "Ismet Jashari" dhe Komandant "Kumanova" në vitin 2001.

Në këtë manifestim me moton "Shpallja e Zonës së Lirë në Karadakun e Pamposhtur" do të marrin pjesë familjet e dëshmorëve, të plagosurit e lirisë, veteranët dhe përfaqësuesit e ish-UÇK-së, si dhe personalitete të tjera dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, shkruan INA.

Gjatë manifestimit do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh pranë varrezave të dëshmorëve.

Tubimi do të mbahet rreth orës 14.45 në afërsi të varrezave në fshatin Sllupçan, ndërsa është përgatitur edhe një program homazh si dhe artistik.

Me rastin e kësaj dite është organizuar edhe një manifestim përkujtimor nga ana e komunës së Likovës. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2012, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori